KLSH: Zyrtarët të paguajnë dëmin

28/06/2016 00:00

Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkoi deputetëve që të hartojnë një ligj zhdëmtimin material nga zyrtarët për shkeljet financiare të bëra.

Në raportimin vjetor në Komisionin e Ekonomisë, kryetari i KLSH, Bujar Leskaj tha se përgjegjësia materiale nuk duhet të mbetet vetëm tek institucioni, por edhe te zyrtarët publike që shkaktojnë dëmin.

“Ai do të jetë çelësi i shpëtimit që do të bëjë shumë më të dobishëm Kontrollin e Lartë të Shtetit, do të bëjë më të përgjegjshëm zyrtarët, do të kontribuojë drejtpërdrejtë në menaxhimin e financave publike. Ky është një nga ato rekomandime dhe kërkesa që do të jenë të dobishme për forcimin e financave publike”, deklaroi kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj.

Propozimi i KLSH vjen në një kohë kur në mjaft raste kallëzimet penale apo rekomandimet për largimin e zyrtarëve zvarritën proceseve gjyqësore dhe ndëshkimet përfundojnë thjesht në letër. Për veprimtarinë ekonomiko-financiare, nga 2013-2015 është zbuluar një dëm prej rreth 920 milionë euro, pjesa më madhe në administrimin i pronës publike dhe në Tatime e Dogana.

Top Channel