Burg 31-vjeçarit që kundërshtoi policinë

28/06/2016 00:00

Gjykata e Korçës la në burg pa afat 31-vjeçarin, Juxhin Kulla i cili akuzohet për veprat penale të “kundërshtimit të punonjësit të policisë” dhe “falsifikimi i vulave dhe stampave”.

Në momentin e arrestimit ai u kap me një automjet, numrat e shasisë të të cilit ishin të falsifikuara. 31-vjeçari i dënuar me parë me 8 vite burgim për trafikim të lëndëve narkotike, të premten e kaluar afër mesnatës në një pikë bastesh është larguar me shpejtësi sapo policia ka hyrë në lokal.

Ai është kapur më pas vetëm pasi policët kanë thirrur disa herë “ndal policia” dhe kanë qëlluar në ajër.

Gjatë seancës u bë e ditur se kishte nisur hetim dhe ndaj policëve që e shoqëruan për shkak të një ankese për dhunë në ambjentet e shoqërimit.

Top Channel