Low: Italia s’është makthi ynë! 2012, një kafe e ftohtë, të shtunën e duam të ngrohtë

28/06/2016 00:00

Italia konsiderohet si ‘macja e zezë’ për Gjermaninë, por trajneri Joachim Low nuk i trembet skuadrës së Antonio Contes dhe për ta ilustruar zgjedh të kujtojë humbjen në gjysmëfinalen e katër viteve më parë.

“Humbje kundër Italisë katër vite më parë i shërbeu këtij grupi. Kemi kuptuar gabimet tona dhe dhimbja për atë eleminim me ka ndihmuar që të rritem. Ishte një leksion i shkëlqyer”, deklaron Low.

Trajneri i kampionëve të Botës në fuqi mori edhe njëherë tjetër përgjegjësinë për atë humbje dhe gabimet në fushë, që thotë se nuk do të përsëriten në përballjen e së shtunës.

“Katër vite më parë bëra një gabim të madh. Ideja ime ishte që të bllokonim Pirlon, por nuk funksionoi, pastaj ndodhën edhe gabime individuale, si në rastin e golit të Balotelit, ndërsa në golin e dytë e pësuam në kundërsulm pas një gabimi nga goditja jonë e këndit. Të gjithë nuk ishim në një ditë të mirë”, thotë ai.

Low gjen kohë që të lëvdojë edhe trajnerin e italianëve.

“Italia sot nuk është vetëm katenaço dhe kjo falë Contes që e ka kuptuar se vetëm me katenaço nuk mund të fitohet një turne”, është shprehu ai.

Trajneri i gjermanëve thotë se nuk ekziston një “makth që mban emrin Itali për skuadrën e tij”.

“Për mua, në krahasim me atë të 2008, 2010 dhe 2012, kjo Itali është më e forta, por e shkuara është një kafe e ftohtë, ndërsa ne të shtunën duam të pijmë një eksperes të ngrohtë dhe duam ta shijojmë atë”, ka vijuar Low.

Top Channel