Vrasja e trefishtë në Krujë, dy burgime të përjetshme nga gjykata

28/06/2016 00:00

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Krujës dhe ka dënuar me burgim të përjetshëm dy të pandehur, si edhe ka dënuar me 56 vjet burg në total 6 të tjerë, të gjithë pjesë e hetimit të nisur për ngjarjen e datës qershorit të vitit të kaluar, kur, pas një konflikti të ashpër, kanë mbetur të vdekur me armë zjarri Franc Çeku, Arben Çeku, Eno Rama, si edhe është plagosur Luçie Çeku.

Për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese”, në bashkëpunim dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” Pëllumb Gurali Kora dënohet me burgim të përjetshëm, Besnik Gurali Kora dënohet me burgim të përjetshëm, Danjel Gurali Kora dënohet me 24 vjet burgim dhe Gurali Kora dënohet me 21 vjet burgim.

Për veprën penale të “përkrahjes së autorit të krimit” në bashkëpunim,Ardjan Gjonaj dënohet me 3 vjet burgim, Paris Gjeta dënohet me 3 vjet e 6 muaj burgim, Preng Gjeta dënohet me 2 vjet e 6 muaj burgim dhe Shpëtim Nikolli dënohet me 2 vjet e 6 muaj burgim.

Të gjithë këta persona janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” dhe procesi ndaj tyre është zhvilluar me gjykim të shkurtuar.

Top Channel