Conte ‘show’

28/06/2016 00:00

Meritën më të madhe për fitoren ndaj Spanjës, mediat dhe analistët sportivë ja japin trajnerit të Italisë, Antonio Conte, që sipas tyre mposhti në çdo aspekt Del Bosquen.

Gjatë takimit Conte ishte ‘one man show’ jashtë fushës. U ulëriti lojtarëve të tij gjithë kohës, goditi një top të humbur nga Giaccherini në nerva e sipër, kërceu stolin në pankinë dhe në fund ndau një puthje pasionante me bashkëshorten e vet.

E në këtë situatë, ata që fërkojnë duart më shumë janë tifozët e Çelsit, të cilin trajneri i kombëtares italiane do të drejtojë menjëherë pas përfundimit të europianit.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel