Mirditë, asgjësohen mbi 700 rrënjë kanabis

28/06/2016 00:00

Vazhdon aksioni i policisë për zbulimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike. Në Mirditë, janë gjetur dhe më pas asgjësuar 775 bimë kanabis.

Policia bën të ditur se bimët narkotike janë gjetur të mbjella në vendin e quajtur “Livadhet e Lanit”. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Top Channel