Shkodër, arrestohen dy shtetas grekë për kontrabandë

28/06/2016 00:00

Dy shtetas grekë janë arrestuar në flagrancë për kontrabandë në stacionin e Policisë Kufitare dhe Migracionit në Muriqan, Shkodër.

Policia bën të ditur se personat e arrestuar janë Paschalis Papadopovlos, 28 vjeç dhe Vasileios Kumaris, 32 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dalje të Republikës së Shqipërisë me automjetin tip “Ford Fiesta”, me targa ZXO 3358, me drejtues shtetasi Paschalis Papadopovlos janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale; 534 copë bizhu të ndryshme, 36 ikona të madhësive të ndryshme, si dhe një orë dorë. Këto mallra rezultojnë të pa deklaruara në organet doganore, të cilat po i transportonin drejt Malit t Zi.

Top Channel