Një këmishë e spërkatur me gjakun e John Lennon në ankand

27/06/2016 00:00

Një këmishë e spërkatur me gjakun e yllit të ndjerë të Beatles, John Lennon është shitur në një ankand me një vlerë prej 31.000 paundësh.

Kjo këmishë ishte veshur nga një roje si pjesë e uniformës së tij, i cili ka qenë në detyre më 8 dhjetor 1980, kur këngëtari është qëlluar për vdekje. Pasi është qëlluar dy herë në shpatull, Lennon u rrëzua në hyrje të ndërtesës, ku Hasting e mbuloi muzikantin me xhaketën e tij, ndërkohë që këmisha që kishte veshur u spërkat me gjakun e tij.

Bluza ishte ruajtur me shumë kujdes nga Hasting por ai ka vendosur ta shesë këtë bluzë makabre në ankand, me një shumë marramendëse.

Top Channel