Aksident i frikshëm në Rusi, kamionit i shpërthen goma (VIDEO)

27/06/2016 00:00

Kemi parë shpesh aksidente të frikshme nga rrugët e Rusisë, ku shpesh faji është i drejtuesve të makinave, por së fundi është postuar në “Youtube” një aksident i tmerrshëm, i cili ka ndodhur pas shpërthimit të gomës së parë të një kamioni.

Aksidenti i frikshëm ndodhi në një autostradë në Aprelevka në veriperëndim të Rusisë. Kamioni me cisternë nafte me një peshë 44 ton devijoi nga rruga pas shpërthimit të gomës së parë.

E gjithë ngjarja është filmuar nga një tjetër automjet që po lëvizte shumë pranë kamionit të aksidentuar, por fatmirësisht drejtuesi ka arritur ta shmang kamionin, i cili më pas doli në korsinë e kundërt pasi shkatërroi edhe barrierat mbrojtëse.

Menjëherë rruga u mbulua nga nafta e flakët që nisën me shpejtësi, ndërsa ne vendngjarje mbërritën edhe zjarrfikëset. Fati i shoferit të kamionit është i paqartë.

Top Channel