Takon kreun e EULEX-it, Hyseni: Siguria në Kosovë, e qetë

27/06/2016 00:00

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka pritur në një takim ushtruesin e detyrës së shefit të EULEX-it në Kosovë, Bernd Thran.

Në këtë takim u bisedua lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, që u vlerësua nga bashkëbiseduesit se ekziston një situatë e qetë dhe e sigurtë në të gjithë territorin Kosovës.

Po ashtu në këtë takim u bisedua lidhur me vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë, për fushat e bashkëpunimit që ka ky mision me institucionet e sigurisë, ku dihet që shumicën e aksioneve operacionale policia e EULEX-it i bën në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

Ministri Hyseni premtoi përkrahjen e tij për misionin e EULEX-it dhe theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e gatshme sa herë që kërkohet nga ky mision që ta mbështesë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend dhe në luftimin e krimit të organizuar.

Top Channel