Aksidenti në Sarandë, arrestohet në spital shkaktari

27/06/2016 00:00

Agjentë të policisë së Tiranës kanë vënë në pranga paraditen e sotme në ambjentet e Spitalit të Traumës drejtuesin e mjetit që pasditen e djeshme shkaktoi aksidentimin e një autobusi të vogël në Sarandë, në bordin e të cilit udhëtonin 2 të rritur dhe 5 fëmijë.

Lajmin e konfirmojnë burime policore zyrtare, sipas të cilave në pranga ka rënë shtetasi Feruz Lleshi, 38 vjeç dhe banues në Elbasan, nën akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ngjarja për të cilën ai konsiderohet përgjegjës u verifikua në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, kur mjeti i tij tip “Volkswagen”, me targë “KYB3616” përplasi minibusin.

Në këtë të fundit udhëtonin bashkëshortët Feruz dhe R. Lleshi, si dhe 5 fëmijët e tyre, njëri prej të cilëve, 10-vjeçarja D.Ll, ndërroi jetë në spitalin e Gjirokastrës për shkak të lëndimeve të marra.

Ndërkohë, dy bashkëshortët dhe fëmijët e tjerë ndodhen të shtruar në Spitalin e Traumës në Elbasan, ku sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel