Vodhi bashkëshorten e nëndrejtorit të policisë, 2.6 vjet burg hajdutes

27/06/2016 00:00

Gjykata e Tiranës dënoi sot me 2 vjet e 6 muaj burgim shtetasen Rozalinda Konomi, gruaja që tentoi të grabiste bashkëshorten e nëndrejtorit të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa.

Ishte vetë Çipa që e arrestoi Konomin, duke përpiluar edhe procesverbalin e arrestit. Pas arrestimit, hetimi zbuloi se Konomi kishte kryer edhe të paktën shtatë vjedhje të tjera, kryesisht pranë butiqeve.

Ajo rrëmbente çanta dhe sende të tjera personale në dyqane të ndryshme veshjesh, teksa klientët futeshin në dhomat e provës për të provuar veshjet që dëshironin të blinin.

Konomi ka pranuar autorësinë e vjedhjeve dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar asaj i ulet një e treta e masës së dënimit, i cili nga 2 vjet e 6 muaj reduktohet në 1 vit e 6 muaj burgim.

Top Channel