Hauai bëhet shteti i parë që ofron listën e zotëruesve të armëve ndaj FBI-së

27/06/2016 00:00

Guvernatori i Hauait nënshkroi një projektligj, i cili e shndërron ishullin në të parin shtet amerikan që dorëzon listat emërore të zotëruesve të armëve të zjarrit në një bazë të dhënash të hetuesve federalë, e që do të monitorohen për çdo shkelje të mundshme kudo në vend.

Kjo lëvizje, nga përkrahësit e kontrollit të armëve në shtetin liberal përfaqëson një përpjekje për të institucionalizuar kufizimet ndaj armëve të zjarrit përballë një debati tepër të ashpër kombëtar mbi to, që gjatë javës së kaluar i pa ligjvënësit demokratë të merrnin një goditje në Dhomën e Përfaqësuesve.

Guvernatori demokrat i Hauait, David Ige, ktheu në ligj gjatë së enjtes draftin që i jep fuqi policisë së këtij shteti të regjistrojë njerëzit në shërbimin monitorues të FBI-së, pasi të kenë regjistruar fillimisht armët e tyre të zjarrit sipas kërkesave në fuqi, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e tij.

Baza e të dhënave të Byrosë Federale të Hetimeve do t’i lejojë policisë së Hauatit të njoftohet kur një zotërues arme nga ky shtet arrestohet nga policia e ndonjë shteti tjetër brenda Shteteve të Bashkuara.

Hauai është bërë kështu shteti i parë që dorëzon këtë listë te FBI-ja, baza e së cilës është përdorur deri më tani për të monitoruar aktivitetet e individëve nën hetim, apo personave në pozicione besimi si mësuesit e shkollave apo punonjësit e kujdesit të përditshëm.

Top Channel