Festoi 41-vjetorin vetëm disa muaj më parë, por Fergie sfidoi vitet kur për performancën e saj në “New York City Pride”, ditën e dielë, zgjodhi një kostum lëkure të zezë shumë provokues.

Ish-pjesëtarja e grupit Black Eyed Peas dukej e mrekullueshme me dekoltenë fantastike dhe me çizmet deri sipër te kofshët.

Në fund të vitit të kaluar, Fergie zbuloi se është gati të bëhet nënë për herë të dytë me bashkëshortin Josh Duhamel. Kjo do të ndodhë kur të mbarojë albumin e ri solo dhe turin promovues të tij.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel