Kili mund sërish Argjentinën në finale. Messi tërhiqet nga kombëtarja

27/06/2016 00:00

Argjentina ka humbur finalen e tretë të luajtur në këto 3 vitet e fundit. Ashtu si vitin e kaluar, është sërish Kili ai që e ka mundur me 11-metërsha kombëtaren bardhekaltër, ndërsa para dy vitesh humbi me Gjermaninë finalen e Botërorit.

Barazim 0-0 në 120 minuta lojë, ndërsa nga pika e penalltisë gabuan Messi dhe Biglia, për rezultatin 4-2 final.

Pas këtij dështimi të radhës, Leo Messi njoftoi se do të tërhiqet nga kombëtarja argjentinase.

“Mbaroi aventura ime me Argjentinën. Jam përpjekur shumë, më vjen shumë keq që nuk jam shpallur kampion me kombëtaren dhe që po iki pa e arritur këtë qëllim. Është e pabesueshme, nuk na ecën. Sërish me penallti sot. Kam humbur 4 finale, 3 radhazi. Nuk kemi çfarë të bëjmë. Përpiqemi, e kërkojmë fitoren, por nuk na ecën”, tha Messi.

Kur u pyet nëse bëhet fjalë për një vendim përfundimtar, ylli i Barcelonës tha: “Mendoj se po”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel