Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 60-vjeçari

26/06/2016 00:00

Një 60-vjeçar në Vlorë ka humbur jetën pasditen e të dielës, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se viktima është Pëllumb Bajrami, elektricist, i cili ishte duke punuar në nënstacionin e Radhimës kur ra në kontakt me rrymën.

60-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Top Channel