Goli i Shaqirit, Shakira: Europiani i parë ku golat shënohen nga një çift

26/06/2016 00:00

Zvicër-Poloni do të kujtohet si sfida e Xherdan Shaqirit, edhe pse skuadra helvete u eliminua nga “Euro 2016” pas gjuajtjes së 11-metërshave.

Mesfushori 24-vjeçar shënoi një gol spektakolar, që është cilësuar edhe si më i bukuri deri më tani i këtij Europiani.

Goli i Shaqirit u komentua me tone humoristike edhe nga këngëtarja kolumbiane, Shakira, nëpërmjet rrjetit social Twitter.

“Ky është Europiani i parë që një çift shënon gola, Pique e Shaqiri”, lexohet në komentin e Shakirës, e cila iu referua golit të shënuar nga mbrojtësi spanjoll në sfidën me Çekinë, ndërkohë që vuri në dukje edhe ngjashmërinë e emrit të saj me mbiemrin e futbollistit të Zvicrës.

Top Channel