“Sfida pa porta”, Kroaci-Portugali nuk pa asnjë gjuajtje të vetme drejt portës

26/06/2016 00:00

Kroaci-Portugali është e vetmja ndeshje në kampionatet europianë që nga viti 1980, gjatë së cilës asnjë prej skuadrave nuk bëri qoftë edhe një gjuajtje të vetme në portë.

Në 1980-n ishte sfida mes Spanjës dhe Italisë, ajo e hapjes së Europianit të atij viti, ku nuk u pa asnjë gjuajtje në portë nga skuadrat.

E ndërsa Kroaci-Portugali ishte e vetmja ndeshje ku nuk u pa asnjë gjuajtje në portë, e kundërta ndodh me sfidën mes Zvicrës dhe Polonisë, ku u regjistruan 39 gjuajtje në drejtim të portave respektive, më shumë se në çdo ndeshje tjetër të këtij Europiani.

Top Channel