“Brexit” dhe “Bregret”, shtohen të penduarit për votën e tyre

26/06/2016 00:00

Shumë nga ata që votuan në favor të kampit pro largimit, tani duket se janë penduar. Sipas “Washington Post”, vetëm disa orë pas referendumit, një numër rekord britanikësh ka kërkuar në “Google” informacione se çfarë është BE-ja, ndërsa kërkimet për pyetjen “Çfarë ndodh nëse e lëmë Bashkimin Europian” ishin trefishuar.

Anketimet, sipas shtypit britanik, tani tregojnë se rreth 1.1 milionë vetë ndiejnë keqardhje për votën e tyre kundër qëndrimit në bllokun europian.

I njëjti sondazh tregon se, Sekretarja e Punëve të Brendshme, Theresa May është e vetmja konservatore që mund t’ia ndalojë Boris Johnsonit kurorëzimin e fitore mbi David Cameron, duke i zënë vendin e kryeministrit.

Top Channel