Maliq, plagoset në punë punonjësi; arrestohet drejtori

26/06/2016 00:00

Një drejtor rrobaqepësie në Maliq është arrestuar nga policia për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” dhe procedohet penalisht  shoferi për “plagosje të rëndë nga pakujdesia”.

Në pranga ka rënë Agron Shabanllari, 52 vjeç, banues në fshatin Libonik, me detyrë drejtor i një rrobaqepësie në Libonik të Maliqit.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosje e rëndë nga pakujdesia” ndaj shtetasit A.N., 41 vjeç, banues në Korçë, me profesion shofer, pasi dje, në ambientet e kësaj rrobaqepësie, është goditur në kokë nga koshi metalik i vinçit që komandohej një punëtor, shtetasi D.P., 37 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi i dëmtuar D.P aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën dhe  po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Top Channel