Stilolapsi dhe blloku i shënimeve lënë pas lap topin

25/06/2016 00:00

Të marrësh shënime me dorë, duke përdorur letër dhe stilolaps të ndihmon të kujtosh më mirë informacionet në një moment të dytë.

Kështu thotë një studim i fundit i zhvilluar nga Universiteti Princeton, që ka treguar se përdoruesit e stilolapsit kanë më pak vështirësi në formulimin e nocioneve të shkruara më parë.

Pam Mueller, psikologia që ka drejtuar studimin, ka deklaruar se ishte frymëzuar nga periudha kur kishte qenë asistente e një profesori.

“Isha mësuar gjithmonë me lap topin me vete për të marrë udhëzimet e profesorit, por një ditë e harrova në shtëpi dhe u detyrova të përdorja letër dhe stilolaps. Pash që kisha akumuluar më shumë informacione se zakonisht”, tregon Mueller.

Por, kujdes! Pavarësisht kësaj ekzistojnë edhe situata kur përdorimi i lap topit mund të jetë më produktiv.

Top Channel