Fier, automjeti në flakë; ndërhyrja e zjarrfikësve shmang rrezikun

25/06/2016 00:00

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune, në qytetin e Fierit, duke shkaktuar momente paniku në zonën përreth.

Autoritetet lokale njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, ku mjeti tip “Benz”, me targë “AA 197 HO”, në pronësi të shtetasit S.Th, ka marrë zjarr.

Shërbimi zjarrfikës që mbërriti në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak për zjarrin të jetë bërë një shkëndijë elektrike, shtojnë më tej autoritetet vendore.

Top Channel