Polonia në çerekfinale, Shaqiri dhe Xhaka vendosën fatin e Zvicrës

25/06/2016 00:00

Polonia ka mundur me 11-metërsha Zvicrën duke kaluar në çerekfinalet e Kampionatit Europian.

Koha e rregullt ka përfunduar në barazim 1-1. Kanë qenë polakët që kaluan të parët në avantazh me anë të Jakub Blaszczykowski, në minutën e ’39.

Rezultati ka vijuar i tillë për pjesën dërrmuese të ndeshjes dhe pikërisht atëherë kur mendohej se Polonia e kishte siguruar kualifikimin, Xherdan Shaqiri bëri mrekullinë, duke barazuar shifrat me një roveshatë spektakolare.

Me rezultatin 1-1 është mbyllur koha e rregullt dhe kohët shtesë kanë vijuar pa gola, duke ua lënë vendin 11-metërshave.

Në këtë fazë të lojës, ka qenë shqiptari Granit Xhaka që ka gabuar nga pika e bardhë, duke e nxjerrë topin jashtë dhe duke bërë që shifrat të mbyllen 5-4 në favor të polakëve.

Top Channel