Paris mbron babanë: Po sulmohet kot

25/06/2016 00:00

Paris Jackson ka dalë në mbrojtje të babait të saj, i akuzuar për pornografi me të mitur.

Sipas një raporti të policisë amerikane, i publikuar së fundmi nga mediat, në banesën e Michael Jackson, “Neverland” u gjetën foto dhe video pornografike më të mitur.

“Fatkeqësisht, negativiteti gjithnjë shtet. Ju kërkoj të injoroni mbetjet dhe parazitët që duan të bëjnë karrierë duke përdhosur babanë time. Njerëzit e pastër sulmohen gjithnjë dhe koha do të provojë se babai im i dashur ka qenë dhe do të jetë përgjithmonë e pafajshëm”, shkruan ajo në Twitter, në një postim të shoqëruar me një foto-gjest nga i ati i saj.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel