Zvicër, policia liron tifozët shqiptarë që festuan mes zhurmës

25/06/2016 00:00

Rreth 50 tifozë shqiptarë të cilët ishin ndaluar nga policia pas festës së fitores ndaj Rumanisë janë liruar gjatë ditës së premte.

Festa e shqiptarëve në Zvicër shqetësoi banorët vendas, ankesa e të cilëve detyroi policinë të reagonte duke shoqëruar 50 tifozë shqiptarë.

Pas ankesave të shumta, policia zvicerane ndaloi festën dhe shoqëroi 50 tifozë shqiptarë. Për zhurmën e shkaktuar, ndaj tyre u morën masa administrative, me gjobë në shifrën e disa qindra frangave zvicerane, ndërsa më pas të gjithë u lanë të lirë.

Sipas mediave lokale, përpos tifozëve shqiptarë, në mënyrë të zhurmshme për rezultatet e skuadrave të tyre gjatë Euro 2016, kanë festuar edhe tifozët kroatë dhe ata turq.

Top Channel