Shkodër, asgjësohen 4697 rrënjë kanabis

25/06/2016 00:00

Policia e Shkodrës, pas një aksioni për identifikimin e zonave me bimë narkotike, ka bërë të mundur gjetjen dhe asgjësimin e 4697 bimëve narkotike në zonën e Gurit të Zi dhe Qaf Malit në Fush-Arrëz.

Policia bën të ditur se bima narkotike ishte kultivuar në terrene të pyllëzuara malore dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të gjitha rrënjët e bimës narkotike janë asgjësuar nëpërmjet djegies.

Top Channel