Pamje të tornados së tmerrshme që u mori jetën 98 personave në Kinë

25/06/2016 00:00

Qyteti Yangcheng në Kinë u godit më 23 qershor nga një tornado më e madhja e kohëve të fundit, ku mbetën të vdekur 98 persona, ndërsa mbi 800 të tjerë mbetën të plagosur.

Një video është publikuar së fundmi në rrjetet sociale me pamjet e tmerrshme të tornados që i mori jetën gati 100 personave.
 
Tornado e fuqishme u shoqëruar edhe me breshër e erëra të forta duke rrafshuar banesat në qytetin Yancheng. Gjithashtu qyteti mbeti edhe pa energji elektrike pas rrëzimit të shtyllave.

Top Channel