Yjet e muzikës shqiptare në tapetin e kuq

24/06/2016 00:00

Yjet e muzikës shqiptare kanë parakaluar në tapetin e kuq në Pallatin e Kongreseve, për eventin e shumëpritur Top Music Awards.

Këngëtarë, por edhe të ftuar të tjerë nga bota e sportit, janë shfaqur me look-un e tyre, kush “chic”, kush modern, etj.

12 çmime muzikore pritet të ndahen në këtë natë të madhe, që synon të çelë një epokë të re në eventet muzikore të mbarë trevave shqiptare.

Mbrëmja e madhe e Top Music Awards transmetohet live në Top Channel, Top Albania Radio, në livestream, si dhe në Tirana Fan Zone.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel