Peshkon me dinamit, plagoset 41-vjeçari

24/06/2016 00:00

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e kësaj të premteje në Skrapar, teksa po peshkonte me dinamit.

Autoritetet lokale njoftojnë se i plagosuri është shtetasi Turhan Myftari, punonjës i repartit të zjarrfikësve të Skraparit.

Ai ka shkuar në lum për të peshkuar dhe ka përdorur dinamit, i cili i ka shpërthyer papritur duke e dëmtuar tek gjymtyrën.

Ai është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, shtojnë autoritetet lokale.

Top Channel