Sadiq Khan, mesazh europianëve: Në Londër jeni të mirëpritur

24/06/2016 00:00

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, pas fitores së “leave” në referendumin për qëndrimin në BE, u ka drejtuar një mesazh europianëve që jetojnë në qytetin e tij.

“Dua t’i dërgoj një mesazh të qartë cdo rezidenti europian që jeton në Londër, këtu jeni të mirëpritur. Si qytet ju jemi mirënjohës për kontributin tuaj dhe kjo nuk do të ndryshojë pavarësisht referendumit”, ka thënë Khan në Facebook.

Rreth 1 milion europianë jetojnë e punojnë në Londër dhe në vlerësimin e kryebashkiakut të ri, ata i sjellin përfitime të shumta metropolit me punën e tyre, duke paguar taksat, duke kontribuar në sektorin publik dhe në jetën kulturore.

“Tani të gjithë ne kemi një përgjegjësi, të përpiqemi të ripërtërijmë përçarjet që kanë dalë gjatë kësaj fushate dhe të fokusohemi në atë që na bashkon e jo në atë që na ndan”, ka thënë Khan.

Fraza “të ripërtërijmë përçarjet” nuk mund të mungonte në përgjigjen që Khan i ka dhënë parardhësit të tij Boris Johnson, të cilin para referendumit e akuzoi se po përhapte një “fushatë urrejtjeje”.

Fjalë këto që ranë në vesh të shurdhët kur u thanë, por që oshëtinë fort pas vrasjes së deputetes laburiste pro-europiane, Jo Cox.

Top Channel