Manjani kundër magjistratëve që refuzojnë rrethet

24/06/2016 00:00

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kundërshtoi qëndrimin e magjistratëve të cilët  refuzojnë emërimin si gjyqtarë në rrethe.

“Nuk është e thënë të kesh dalë mirë e të qëndrosh në Tiranë, shorti i caktuar për këtë gjë është i duhuri. Çdo të thotë kjo? Kjo më kujton këshillat ekzekutiv të kohës së Enverit”, deklaroi ai.

Por ndërsa presidenti dekretoi gjatë ditës nëntë  emërime për gjyqtarë në rrethe, Shkolla e Magjistraturës ka thirrur në një mbledhje të jashtëzakonshme Bordin, që e konsideroi  vendimin e KLD dhe dekretin si jotranparent dhe në shkelje të ligjit të Shkollës së Magjistraturës.

Gjatë pesë viteve të fundit burgjet në Shqipëri janë mbipopulluar dhe sipas ministrit të Drejtësisë, kjo gjendje konsiderohet  torturë ndaj të dënuarve dhe të paraburgosurve.

“Në Shqipëri psh, në vitet e fundit, duke filluar që nga viti 2011 e në vijim, kur situata ekonomike filloi të shfaqej disi me probleme është shtuar fenomeni i mbipopullimit të burgjeve. Dhe fenomeni i mbipopullimit në burgje sigurisht që shton mundësitë për torturë dhe sikur administrata e burgjeve të jetë 1000% korrekte në zbatim të ligjit, të rregullave dhe të rregulloreve, përsëri fakti që në hapsirat e mbyllura ka më shumë njerëz nga sa lejohet të ketë, kjo është një torturë më vehte. Dhe ne kemi nevojë besoj unë, për një sinergji për ta kuptuar pak më gjerë fenomenin e torturës”, tha ministri.

Top Channel