Shell në Shqipëri, Rama: Mesazh i qartë për investitorët e huaj

24/06/2016 10:55

Kompania Shell ka nisur kërkimet në Shpirag për naftë dhe kryeministri Edi Rama ka deklaruar se marrëveshja me këtë kompani “nuk është në kurriz të popullit shqiptar, por në funksion të harmonizimit të interesave”.

“Shell-i ka qëndruar në tavolinë për të lidhur marrëveshje në harmonizim të interesave. Marrëveshje për një investim të ri të huaj të përmasave të mëdha në vendin tonë. Fakti që Shell-i investon në Shqipëri, në një kohë që investimet kanë pësuar ulje për shkak të çmimit të naftës, është flamur i ngritur për të tërhequr vëmendjen e kompanive të tjera”, deklaroi Rama.

“Po të shikojmë se çfarë cilësie dhe reputacioni kanë kompanitë që interesohen sot për tregun e naftës në Shqipëri, ky fakt tregon shumë. Është një mesazh i qartë ndaj investitorëve të huaj”, shtoi kryeministri.

Top Channel