Peshkopi, gjenden dy armë kallashnikovë

24/06/2016 00:00

Dy armë zjarri kallashnikovë dhe 5 karikatorë me 120 fishekë luftarak janë gjetur nga policia në lagjen “Gjok Doci” në Peshkopi.

Policia ka bërë të ditur se ka marrë sinjalizime nga qytetarët për armë e zjarrit të cilat janë gjetur në vendin e grumbullimit të mbeturinave.

Armët e zjarrit janë sekuestruar dhe do të dërgohen në laboratorin kriminalistik shkencor në Tiranë për ekzaminim të mëtejshëm.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personit që ka pasur armët dhe municionin.

Top Channel