Referendumi në Britani, sondazhi: 52% kanë votuar pro BE-së

23/06/2016 00:00

Është përmbyllur procesi i votimit për Referendumin i cili do të përcaktojë nëse Britania e Madhe do të vijojë të jetë ose jo anëtare e Bashkimit Europian.

Për këtë referendum nuk është zhvilluar në “Exit Poll” i mirëfilltë kështu që mbetet për t’u pritur procesi i përfundimit të numërimit të votave për të mësuar se si kanë vendosur britanikët.

Por në një sondazh online itë YouGov, i zhvilluar ditën e sotme, ku kanë marrë pjesë 5000 persona tregon se 52% e votave janë në favor të qëndrimit në BE, ndërsa 48% për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Po ashtu edhe lideri i UKIP, Nigel Farage, i ka paraprirë  humbjes në Referendum duke deklarauar për mediat se “Mesa duket vota për qëndrim do të kryesojë”.

Ndërkohë që kryeministri britanik David Cameron përmes një statusi në “Twitter” ka falenderuar mbështetësit e qëndrimit të tij.
“Falenderoj të gjithë ata që votuan për një Britani më të fortë në BE”.

Top Channel