Festa në shesh e Kombëtares me tifozët

23/06/2016 00:00

Ndryshe nga pritjet ceremoniale në Bashki, Ministrinë e Jashtme dhe në Kryeministri, pritja e rezervuar nga tifozët në “Fan Zone” të ngritur në Sheshin Nënë Tereza ishte më e çliruar nga protokollet.

Ekipi Kombëtar iu drejtua “Fan Zone” menjëherë pasi la Kryeministrinë dhe u pritën në shesh me brohoritje dhe falenderime nga qindra tifozë të mbledhur aty.

Festa nisi me këngë patriotike, për të vijuar më tej me Himnin e Flamurit të kënduar nga trajneri Gianni De Biasi, që u pa edhe në Francë teksa e këndonte atë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel