Italia dhe Kroacia, probleme me kartonët e verdhë

23/06/2016 00:00

Italia do të luajë ndaj Spanjës me një problem jo të vogël, ngarkesën e lojtarëve të saj me kartonë të verdhë. Janë 10 futbollistë që kanë tashmë një të tillë dhe në rast të ndëshkimit në sfidën e së hënës nuk do të luajnë në çerekfinale në rast se do të eliminojnë Spanjën.

Ajo që të bën përshtypje është se futbollistët e ndëshkuar me karton të verdhë janë shumë të rëndësishëm për Conten pasi  një pjesë e mirë tyre janë në repartin e mbrojtjes.

Buffon, Bonucci, Chiellini, Barzagli janë disa prej lojtarëve që rrezikojnë jo pak në ndeshjen me Spanjën, ndaj së cilës ata duhet të tregohen të kujdesshëm.

Krejtësisht e kundërta ndodh me Spanjën tek e cila vetëm Sergio Ramos është i ngarkuar me karton të verdhë.

Në të njëjtën situatë me Italinë është edhe Kroacia. Skuadra e drejtuar nga Ante Cacic ka 8 futbollistë të ngarkuar me kartonë të verdhë mes të cilëve edhe kapiteni Srna e Ivan Perisic, ndërsa te Portugalia rrezikojnë vetëm Quaresma dhe Pepe. Te Belgjika, 4 janë lojtarët qe kanë kartonë të verdhë po aq sa edhe Franca.

Top Channel