Pejë, 6 serbë sulmojnë 4 oficerë policie. Arrestohen

23/06/2016 00:00

Katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi nga 6 pasagjerë.

Siç njofton Policia e Kosovës, të dyshuarit janë shtetas serbë dhe, gjatë kontrollit të dokumentacionit është vërejtur që ata kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, e për këtë arsye edhe kanë fyer zyrtarët policorë e më pas i kanë sulmuar ata.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Pejë, teksa njësiti policor në një pikë kontrolli ka ndaluar veturën “Audi” me targa të Serbisë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në paraburgim.

Top Channel