Tiranë, pema bllokon rrugën “Don Bosko”. Rrëzohet gjatë punimeve

23/06/2016 00:00

Në Tiranë, përgjatë rrugës “Don Bosko” po bëhen punime për trotuarët anësorë, por gjatë ndërhyrjeve në të, njëra ndër pemët e mbjella është rrëzuar mbi rrugë duke bllokuar edhe trafikun për të paktën 20 minuta.

Nga pamjet që na erdhën në rubrikën “Ti Raporton” shihet qartë që ajo vazhdon të jetë ende mbi rrugë, ndërkohë që në zonë kanë shkuar forcat e Policisë Rrugore për të normalizuar situatën.

Top Channel