Mbytet në liqenin e Fierzës 18-vjeçarja
23/06/2016 00:00
Një vajzë 18-vjeçare nga Kukësi u mbyt pasditen e kësaj të enjteje në ujrat e Liqenit të Fierzes. Ngjarja ndodhi në periferi të Kukësit, në lagjen Bozhë, teksa 18-vjeçarja me një shoqe të saj ka shkuar për të marrë rreze në breg të liqenit.
Dëshmitarët thanë se vajza sapo është futur në ujë ka reaguar për ndihmë e më pas ka rënë nën sipërfaqen e ujit, duke mos u ngritur më.
E mbytura është nxjerrë e pajetë nga persona të pranishëm në momentin e ngjarjes dhe banorët e lagjes periferike.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për procedurat hetimore, por paraprakisht bëhet me dije se ngjarja është aksidentale. 18-vjeçarja ishte maturante në gjimnazin e Kukesit dhe nesër kishte provimin e maturës.
Top Channel