OSHEE, investime për të shmangur radhët

23/06/2016 00:00

55 milionë lekë do të investohen nga OSHEE-ja për sistemin elektronik, përmes të cilit kompania monitoron performancën e punonjësve dhe sjelljen ndaj abonentëve.

“Gjithësecili që në hyrje, në funksion të kërkesës së shërbimit që kërkon, pajiset me një numër dhe ndahet në sportele të veçanta. Pastaj, ky shërbim është i monitorueshëm “online”. Pak a shumë, kemi bërë atë që bëhet në një bankë”, tha Adrian Çela, administrator i OSHEE-së.

Ndërsa Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë, theksoi: “Pagesa e energjisë nuk është një takes, është në të mirë të gjithësecilit, prandaj qeveria inkurajon OSHEE-në që të investojë edhe në këto sisteme moderne që monitorojnë punonjësit për kohën e trajtimit të kërkesave”.

Sistemi shmang kaosin që krijohet zakonisht në këto qendra, ku qytetarët e kanë të paqartë ku duhet të drejtohen dhe radhët e gjata. Sistemi do të shtrihet fillimisht në 14 qendrat më të mëdha në vend, për t’u instaluar gradualisht në të gjitha qendrat e tjera të OSHEE-së.

Top Channel