Pritja e kombëtares, policia e kryeqytetit publikon masat

23/06/2016 00:00

Me mbërritjen e kombëtares së futbollit në aeroportin e Rinasit, në akset kryesore të kryeqytetit do të ketë kufizime të qarkullimit.

Policia e Tiranës ka marrë masa për bllokimet e rrugëve ku do të kalojë delegacioni i kombëtares si dhe pranë institucioneve që futbollistët do të vizitojnë si Kryeministria, bashkia dhe Ministria e Jashtme.

Gjithashtu policia e kryeqytetit i bën apel drejtuesve të mjeteve që gjatë orëve të pasdites të evitojnë kalimet në këto akse.

Qindra efektivë të policisë do të angazhohen për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të kulmojnë në sheshin “Nënë Tereza” në “Fan Zone” ,  ku festimet pritet të zgjasin deri në orët e para të mëngjesit.

Top Channel