Këto maska janë të frikshme!

23/06/2016 00:00

Saida Mickeviciute është një artiste nga Lituania, e cila ka aftësi të pabesueshme duke realizuar krijime të frikshme me “make up”.

19-vjeçarja që tani jeton në Londër mund ta transformojë veten e saj në një mori të tërë të personazheve të frikshëm të frymëzuar nga regjisori Tim Burton.

Studentja e modës nisi t’i postoi krijimet e saj në Instagram tetorin e kaluar dhe që prej asaj kohe ka 10 mijë ndjekës në rrjetin social.

Saida për krijimet e saj frymëzohet nga filmat horror, ndërsa punët e para i ka realizuar gjatë “Halloween”-it të kaluar. Ai thotë se çdo transformim i fytyrës i merr deri në dy orë kohë, jo më shumë.

“Shikoj shumë video në “Youtube” dhe i provoj ato menjëherë në fytyrën time. Edhe grimi im në jetën e përditshme është mjaft eksperimental”, shprehet studentja 19-vjeçare.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel