Dhunoi gazetarin, Apeli liron presidentin e Kastriotit

23/06/2016 00:00

Gjykata e Apelit ka ndryshuar paraditen e së enjtes masën e sigurisë për presidentin e klubit të futbollit Kastrioti.

Trupa gjykuese i ka caktuar masën “arrest shtëpie” shtetasit Alban Vogli, për dhunimin e gazetarit Eduart Ilnica.

Ky i fundit kishte publikuar pamjet e dhunës ku ishte përfshirë Vogli gjatë një ndeshjeje.

Top Channel