Dhunimi i 3-vjeçarit, “arrest me burg” pronares së kopshtit

23/06/2016 00:00

Gjykata e Tiranës caktoi këtë të enjte masën e sigurisë “arrest me burg” për Anjeza Shabanin, administratoren e kopshtit privat e cila u filmua duke keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht një fëmijë 3 vjeç.

Prokurori Genci Qana renditi dy akuza ndaj Shabanit, “keqtrajtim të të miturit” dhe “shpërdorim detyre”. Gjatë seancës për masën e sigurisë, Shabani shfaqi disa herë pendesë për verpimin e kryer duke u justifikuar me faktin se i kishte dalë situata nga kontrolli.

Ndërsa avokati i saj mbrojtës këkroi një masë më të butë, pasi e akzuara ka një fëmijë 2 vjeç. Por këto argumente nuk ndikuan tek gjykata, e cila vendosi në fund që Anjeza Shabani të hetohet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Përveç akuzës për rastin në fjalë, nsdaj Shabanit janë dorëzuar edhe dy kallëzime të tjera nga prindër që i kishin fëmijët në kopshtin privat të saj dhe që dyshojnë se ndaj tyre është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike.

Sakaq, gjatë kohës që zhvillohej seanca gjyqësore, jashtë ambienteve të gjykatës shoqëria civile kishte organizuar një protestë kundër dhunës së fëmijëve.

Top Channel