Sot i presim si kampionë, gati festa në Tiranë

23/06/2016 00:00

Pavarësisht përfundimit të rrugëtimit në Euro 2016, djemtë e kombëtares do të priten sot si kampionë.

Çarteri do të ulet në orët e pasdites në Rinas, ku edhe do të ketë një ceremoni zyrtare. Më pas ndalesat do të jenë tek Bashkia e Tiranës, Ministria e Jashtme, Kryeministria dhe FanZona ku do të jetë takimi me tifozët e shumtë kuqezi.

Pavarësisht se futbollistët apo anëtarët e stafit teknik mund të kenë destinacione të ndryshme për ditët në vijim, është vendosur që i gjithë grupi, lojtarë, staf teknik, apo drejtues të vijnë të gjithë së bashku në aeroportin e Rinasit. Nisja nga Franca është programuar në orën 14:00 në aeroportin e “Iannon” dhe pas rreth 3 orësh kuqezinjtë pritet të mbërrijnë në Shqipëri.

Në Aeroportin e Rinasit është programuar një pritje zyrtare nga Kryeministri i vendit Edi Rama dhe krerët më të lartë të shtetit, por padyshim duhet të jenë aty për t’i uruar mirëseardhjen me një falënderim të madh për gjithë atë që na kanë dhuruar dhe përfaqësimin dinjitoz që i bënë kombit, të gjithë ata tifozë shqiptarë që kanë mundësi, për ta kthyer këtë rikthimin në shtëpi në një festë të madhe.

Top Channel