Destinacionet më të sigurta për pushimet tuaja

23/06/2016 00:00

Me terrorizmin që është kthyer në një kërcënim global dhe një shqetësim serioz për pushuesit në vende të ndryshme të botës, siguria gjatë pushimeve është një prioritet.

Nëse po kërkoni të rezervoni pushimet tuaja larg rrezikut, por nuk dini si ta vlerësoni situatën, Instituti për Ekonomi dhe Paqe ka publikuar indeksin e destinacioneve më të sigurta në të gjithë botën.

Për vlerësimin e 163 vendeve janë marrë për bazë disa faktorë. Islanda për të gjashtin vit radhazi renditet e para, ndërsa Britania e Madhe u rendit e 47-ta, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar në vendin e 103-të.

Danimarka renditet e dyta në këtë listë, më pas Austria, Zelanda e Re, Portugalia, Republika Çeke, Zvicra, Kanadaja, Japonia dhe mbyll listën e 10 vendeve më të sigurta Sllovenia.

Ndërkohë, vendet që nuk duhet t’i çoni nëpër mend për të kaluar pushimet tuaja janë sigurisht Siria, Sudani i Jugut, Iraku, Afganistani, Somalia dhe Jemeni, të cilat prej vitesh vlerësohen si vende me një rrezikshmëri të larta për shkak të luftimeve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel