Belgjika i prish festën Ibrës, fiton 1-0

22/06/2016 00:00

Belgjika fitoi edhe sfidën e fundit të Grupit E ndaj Suedisë, duke grumbulluar 6 pikë në tre ndeshje. Belgët prishën edhe festën e Ibrahimovic i cili luajti edhe ndeshjen e fundit me kombëtaren.

Për të parë golin e vetëm në këtë ndeshje u desh të pritej minuta e 86, atëherë kur pasi arriti të kalojë një mbrojtës, Eden Hazard shërben Radja Nainggolan i cili me një gjuajtje nga jashtë zone mposhti portierin suedez Isaksson.

Suedia kishte disa mundësi të mira shënimi, si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën, por Ibra me shokë nuk arritën të gjejnë asnjëherë rrjetën.

Ndërkohë, edhe Belgjika që shpërdoroi disa raste shumë të mira, shënoi katër minuta nga fundi.

Top Channel