Irlanda mposht Italinë B, kualifikohet në 1/8

22/06/2016 00:00

Irlanda arriti të mposht 1-0 Italinë dhe të kualifikohet në 1/8. Një gol me kokë i Bradyt në minutën e 85 i dha fitoren formacionit të O’Neill të cilët e mbyllin si të tretët në grup.

Antonio Conte bëri shumë ndryshime në formacion, duke i dhënë mundësinë lojtarëve të stolit që ta bindin para sfidës së 1/8-s ndaj Spanjës, por duket se dështuan.

Iralnda e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke rrezikuar e para që në minutën e 9 me Jeff Hendrick, e më pas edhe me Daryl Murphy e Shane Duffy. Pak para fundit të pjesës së parë, Ciro Immobile tentoi nga jashtë zone, por ishte i pasaktë.

Në të dytën, Zaza lëshoi një mundësi të mirë për të shënuar, ndërsa më vonë edhe Insgne nuk arriti të përfundoi një aksion individual.

Pasi vetëm një minutë më parë kishin shpërdoruar një mundësi të mirë shënimi, irlandezët arritën të realizojnë me Robbie Brady i cili kërceu më së larti në zonë dhe mposhti me kokë Sirigun.

Top Channel