Agolli falënderon tifozët: Jeni adrenalina jonë

22/06/2016 00:00

Kapiteni i kuqezinjve në dy ndeshjet e fundit, Ansi Agolli, tha se fotoja e Andi Lilës që shihet duke festuar pas golit ndaj Rumanisë, tregon për mundin dhe suksesin e tyre në Europian.

Ai reagoi në rrjetin social “Facebook”, pas eliminimit të kuqezinjve nga Europiani.

“E gjithë kjo aventurë e magjishme përmblidhet në këtë foto, pikërisht në fytyrën e mikut tim Andi Lila! Punë, sakrificë, vuajtje, emocion, fitore! Tifozë, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen! Jeni adrenalina jonë!”, shkruan Agolli në “Facebook”.

Top Channel