Abrashi: Dhamë gjithçka, por ishte e pamjaftueshme

22/06/2016 00:00

Amir Abrashi reagoi pas eliminimit të Shqipërisë nga Europiani, duke thënë se të gjithë dhanë maksimumin, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar grupin.

“Dhamë gjithçka nga vetja por nuk mjaftoi të kalojmë tutje. Ishte nder dhe krenari për mua ta përfaqësoj popullin tim në kampionatin evropian. Faleminderit shqiptarë”, shkroi ai.

Top Channel